", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Promovoji Shqipërinë, Florian Binaj shfaqet i revoltuar: Është e tmerrshme që qeveria ...

Aktori i humorit Florian Binaj para disa ditë e kemi parë në një video tejet virale ‘Taken by Albania’ ku personazhe publik dhe jo vetëm, promovonin vendin tonë, duke ftuar aktorin e ‘Taken’ Liam, të vizitoj Shqipërinë.

 Por sot ai ka shprehur shqëtësimin e madh për ndotjen mjedisore të vendit tonë.

Bashkangjitur me videon e publikuar afër qendrës spitalore ‘Nënë Tereza’, Binaj ka shkruar:

'Këto pamje janë bërë në mes të Tiranës, afër qendrës spitalore ‘Nënë Tereza’.

Është e tmerrshme që qeveritë, ministritë dhe të gjitha pushtetet lejojnë një vrasje të tillë të shëndetit tonë, duke rritur numrin e rasteve me kancer vit pas viti edhe tek moshat e reja.

Personalisht kam miq që i vuajnë këto pasoja që sot, të tjerë nuk ia dolën dot, nesër mund ta kem radhën unë ose dikush tjetër nëse nuk ndalon kjo çmenduri që më shumë se kushdo prek shëndetin e brishtë të të gjithë fëmijëve. Nuk di ç’të them më, jam pa fjalë'.

Nuk është hera e parë që aktori ngre problemin në lidhje me ndotjen mjedisore ai dhe herë të tjera ka bërë publike raste të ngjashme. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Këto pamje janë bërë në mes të Tiranës, afër qëndrës spitalore Nënë Tereza...Është E TMERRSHME që qeveritë, ministritë dhe të gjitha pushtetet lejojnë një vrasje t? tillë të shëndetit tonë duke rritur numrin e rasteve me kancer vit pas viti edhe tek moshat e reja...Personalisht kam miq që i vuajnë keto pasoja që sot, të tjerë nuk ia dolën dot, nesër mund ta kem rradhën unë ose dikush tjetër nëse nuk ndalon kjo çmenduri që më shumë se kushdo prek shëndetin e brishtë të të gjithë fëmijëve...Nuk di ç’të them më...jam pa fjalë.

A post shared by FLORJAN (@florjanbinaj) on