FOTO-VIDEO/ Përse akulli i një ajsbergu ka ngjyrë të gjelbër?

“Shumë gazetarë amerikanë pëlqejnë ti quajnë këto ajsbergë si ‘ajsbergë prej smerasldi’”, thotë Steve Warren, profesor në Universitetin e Uashingtonit dhe një person jo pak i afeksionuar pas Antarktikës.

Këta njerëz ndoshta në këtë mënyrë kujtojnë vitin 1798 ku në një nga veprat e tij poeti Samuel Taylor përshkruan një marinar të Antarktikut i cili ishte duke parë "akullin, që ngjante ngjyrë jeshile si smeraldi".

Cilado qoftë arsyeja e ngjyrimit në jeshil të këtyre ajsbergëve, studiuesit kanë bindjen se padyshim një ndikim të madh në këtë gjë ka përbërja kimike dhe fizike e këtyre akujve.

Akullnajat kanë tendencën të ketë një ngjyrë të kaltër për shkak se ajo thith rrezet e kuqe, më të gjata të dritës, duke i bërë ato jo plotësisht të dukshme për syrin tonë. Ne mund t’i shikojmë ato më të shkurtra.

Por nëse akulli përmban flluska ajri, drita që kalon përmes tij vazhdimisht detyrohet të ndryshojë drejtimin, duke e bërë më të mundshme të rishfaqet në sipërfaqe pas një kohe të shkurtër udhëtimi.

Kjo zvogëlon thithjen dhe çon në një efekt zbardhues. Në të kundërt, në disa pjesë të Antarktidës, akulli është aq i ngjeshur saqë nuk ka ndonjë lloj flluske.

Kjo krijon një rrugë më të gjatë të kalimit të rrezeve përmes akullit në mënyrë që, në sytë tanë, të duket tepër e qartë pamja thuajse e brendshme e ajsbergut dhe kështu krijohet imazhi sikur të jemi duke parë një shkëmb prej qelqi ose prej guri të çmuar.

Shkrirja e akullnajave është një problem jo i vogël në ditët e sotme për shoqërinë tonë. Uji i detit nganjëherë mund të ngrijë mbi sipërfaqet e akullnajave të Antarktikut.

Kjo krijon një shtresë të trashë të asaj që njihet si akulli detar.

Një studim sugjeron që krijimi i kësaj flote smeraldi të pasur me hekur "mund të kthehet në një festë të vërtetë për algat që vdesin për këtë lëndë ushqyese esenciale për të mbijetuar".

Më pas, në vitin 2016, u bë studimi i cili i dha plotësisht shpjegim kësaj dukurie të habitshme. Studiuesit zbuluan se ajsbergët në përbërjen e tyre kanë 500 herë më shumë hekur se akullnajat e Antarktikës.

"Akulli filtron dritën e kuqe, dhe oksidet e hekurit filtrojnë dritën blu, kështu që jeshilja është ajo që mbetet për të ikur, pasi rrezet e diellit ri zhyten në ajsberg", shpjegon Warren.

Marrë nga: nationalgeographic.com- Përgatiti F.H, SYRI.net