Ervin Salianji në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

Ervin Salianji është paraqitur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Ish deputeti i PD ka qëndruar për rreth 20 minuta në Prokurori.

Salianji akuzohet për "kallzim të rremë" për dosjen "Babalja".

Ai u mor zyrtarisht i pandehur nga prokuroria për çështjen “Babalja” më 8 mars.

Salianji e cilësoi veprimin e prokurorisë si të ndikuar politikisht.