FOTO/Ndjekësi i Taynës e quajti dështake, Zaimina Vasjari i kthehet keq: Kam 3 biznese....

Pas lançimit të këngës ‘Kce’ Tayna ka preferuar  pak pushim para se të vazhdojë me karrierën e saj të bujshme me koncerte brenda dhe jashtë Kosovës e që këtë vit duket të jetë shumë e suksesshme.

E ndërsa është me pushime në Tajlandë Tayna nuk ka nguruar të ekspozojë dhe format e saja trupore foto të cilat kanë marrë shumë komente jo vetëm nga ndjekësit e saj por edhe nga Vipat shqiptar.

E një nga komentueset ka qënë dhe këngëtarja e njohur Zajmina Vasjari e cila i ka komentuar reperes në foton ku shfaqet me bikini një emoji të zjarrtë duke lënë të kuptohet se ajo duket shumë e bukur.

Ndërkohë më pas, një ndjekës i Tayna-s ka replikuar:

“Zajmin marove t’u i bo marketing vetit në Instagram te Tayna. Tayna bonja bllok ksaj dështake!”

Mirëpo pas këtij komenti, Vasjari duket se është nxehur  dhe ia ka kthyer në këtë mënyrë:

“Të bësh kompliment se sheh një femër të bukur dhe mbi të gjitha të talentuar nuk është marketing për veten. Po kaq horizont ke, nuk të vë faj. Sa për dështaken i kam 3 biznese të suksesshme, po ik merru bëj diçka për veten sa merresh në Instagram.”