FOTO nga vendngjarja/ Ja vendi ku u ekzekutua 26-vjeçari

Pamjet e para nga vend i ekzekutimit të 26-vjeçarit, Jurgen Kurti, i cili u vra me breshëri plumbash rrugës për në shtëpi.

Siç duket edhe në fotot e mëposhtme, forca të shumta policie kanë rrethuar zonën duke e vendosur vendin e ngjarjes në një perimetër sigurie.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:20, në rrugën “Zef Jubani”, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi J. K., rreth 26 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Sherbimet e Policisë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve