Rrëzimi i Boeing/ Hetuesit francezë gjejnë ngjashmëri në aksidente

Hetuesit që ekzaminojnë regjistrimet e kutive të zeza nga fluturimi  i Ethiopian Airlines, kanë gjetur ngjashmëri të qarta me një aksident të mëparshëm.

Përplasja e javës së kaluar e një Boeing 737 Max 8 ishte katastrofa e dytë që përfshinte të njëjtin model avioni në pesë muaj.

Autoriteti francez i aksidenteve BEA nuk i detajonte ngjashmëritë, por raportet e medias raportuan se ata gjetën kënde të ngjashme fluturimi përpara rrëzimit.

Ajo vjen në mes të pyetjeve të vazhdueshme mbi sigurinë e Boeing  737 Max  8 për të fluturuar.

Kujtojmë që ky model avioni është i ngrirë dhe nuk do përdoret deri në një moment të dytë.