Tronditet Tirana/ Vrasje te sheshi 'Wilson'

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash pranë zonës së Bllokut, saktësisht pranë postës numër 8 te sheshi Wilson, ku një person ka mbetur i vrarë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës dhe rrethanat e ngjarjes.

Policia ndodhet në vendngjarje ndërsa janë ngritur pika kontrolli në kryeqytet, për të bërë të mundur identifikim dhe kapjen e autorit/ve.

Lajmi në vazhdim...