Merret vendimi për të shkarkuar Sarrin, ja kur bëhet zyrtare

Shkarkimi i Maurizio Sarrit është vetëm çështje orësh.

Pas humbjes ndaj Evertonit, mediat britanike raportojnë se presidenti i Chelseas, Roman Abramovich pritet t’i komunikojë ndërprerjen e bashkëpunimit trajnerit italian.

“Dukej sikur nuk donim të luanim. U dorëzuam pa filluar mirë loja dhe nuk treguam as gjysmën e grintës së kundërshtarëve në fushë”, tha trajneri italian në përfundim të sfidës, duke lënë të kuptohet se skuadra nuk i bindet.

Pikërisht për këtë arsye, Abramovich po mendon të mos presë fundin e sezonit për të shkarkuar Sarrin, por të ndërhyjë menjëherë, duke shfrytëzuar pushimin për kombëtaret.

Sipas medieve britanike shkarkimi i Sarrit pritet të vijë para ditës së mërkurë.