Të gjithë po prisnin bashkimin me Ronaldon, ja vendimi i Marcelos për të ardhmen

Mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo, mund ta vazhdojë karrierën te Los Blancos.

Braziliani është duke u kërkuar nga Juventusi dhe është raportuar se ka arritur marrëveshje verbale, duke qenë se ka kaluar periudhë të vështirë nën drejtimin e Santiago Solarit.

Mirëpo, pas kthimit të Zinedine Zidane gjërat pritet të ndryshojnë dhe ai do të jetë në formacionin startues të Los Blancos.

Kjo gjë pritet t’ia ndryshojë mendjen 30-vjeçarit për ta zgjatur qëndrimin me Realin e Madridit.

Ishte Cristiano Ronaldo, ai që e dëshironte bashkimin me Marcelon te Zonja e Vjetër, prandaj klubi italian kishte planifikuar ta transferonte mbrojtësin e majtë.