Hiqini veshjet dimërore/ Ja parashikimi i motit për nesër

Ditën e sotme moti ka qenë i qëndrueshëm, me temperature mesatare dhe pa reshje shiu.

Sipas IGJEUM, Institutit të Gjeoshkencave, edhe dita e nesërme pritet të përshkrohet nga mot i qëndrueshëm e me temperatura pranverore.

RESHJET

Sot pasdite (e hënë dt.18) dhe nesër (e martë dt.19) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e martë dt.19) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 9 / 18 °C

në vendet e ulëta: 5 / 20 °C

në vendet malore: 2 / 16 °C

ERA

Sot pasdite (e hënë dt.18) era pritet të fryjë e mesatare deri e fortë në bregdet dhe në zonat malore, ndërsa nesër (e martë dt.19) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në të gjithë vendin.