E paprecedentë/ E tmerroi poezia, Rama i shkruan në Facebook, 'Dylgjeri cënon sigurinë kombëtare'

Kryeministri Rama është i njohur për manjakërinë që tregon për çdo kënd që shkruan apo poston statuse kundër punës së tij.

Madje është e njohur tanimë edhe armata e monitoruesve që ka punësuar për të survjejuar çdo mendim të kundërt me të tijin që hidhet në facebook.

Pasi e shkarkoi nga puna për faktin që i kishte bërë një poezi humoristike ministrit të deleguar të Jashtëm, Gent Caka, Rama i ka dërguar fjalë, Ylli Dylgjerit, se statuset e tij cënojnë sigurinë kombëtare.

Se si mund të cënojë sigurinë kombëtare një poezi qoftë edhe humoristike, ndërkohë që vendi ka disa muaj që nuk qeveriset ose në rastin më të keq qeveriset nga pushteti i lidhur me krimin, këtë mund ta thotë vetëm Rama.