Nëse dështon me Hazard, Perez 150 milionë euro për super sulmuesin

Real Madridi është duke planifikuar të bëjë ofertë për Mohamed Salah.

Los Blancos do të bëjnë ndryshime në skuadër gjatë merkatos së ardhshme, ndërsa përforcimi i fazës ofensive është objektivi kryesor.

Pas largimit të Cristiano Ronaldos drejt Juventusit, Mbretërit kanë pasur probleme në sulm, prandaj pas kthimit të Zinedine Zidane, i kanë nisur planet për të ardhmen.

“Ylli” i Chelseas, Eden Hazard, është shënjestra kryesore, por nëse Blutë nuk e lejojnë largimin e tij, atëherë Reali do të angazhohet për të transferuar për Salah.

Për futbollistin e Liverpoolit, Florentino Perez është i gatshëm të shpenzojë 150 milionë euro.