VIDEO/ Publikohet kënga zyrtare e përfaqësueses së Kosovës për eliminatoret e Euro 2020

Është publikuar kënga ‘Gol duam gol’, e cila është edhe këngë zyrtare e përfaqësueses së Kosovës.

Në mbështetje të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe tifozëve, Dardanëve, është publikuar kënga që do ta shoqërojë përfaqësuesen e Kosovës gjatë eliminatoreve për kampionatin evropian, Euro 2020.

Kënga është publikuar vetëm në versionin audio me tekst, ndërsa videoklipi i këngës do të xhirohet më 25 mars, gjatë ndeshjes së Kosovës me Bullgarinë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Këngën e këndojnë Jehona Lumi dhe Florent Abrashi.

Producent i këngës është Rinor Ukimeri dhe organizator Emir Krasniqi, ndërsa është përpunim i këngës së grupit ‘Lindja’.