Spiropali ‘hedh në erë’ shtyllën e tensionit të lartë, pastaj bën politikë dhe prokuroren

Në mjaft media është raportuar, se në Laç është hedhur në erë me tritol një shtyllë e tensionit të lartë.

Ky lajm ka dalë fillimisht nga ministria e Rilindjes, Elisa Spiropali, dhe më pas është konfirmuar edhe nga gazetarët lokalë në terren.

Por ajo që ka rënë në sy është heshtja e Policisë së Shtetit, e cila nuk ka dhënë asnjë njoftim qoftë edhe rutinë për këtë ngjarje duke vazhduar ta mbajë të fshehtë.

Duket se informacionin ja ka kaluar fillimisht Edi Ramës, i cili ka nxituar që të nxjerrë në media Elisa Spiropalin, për të bërë jo vetëm politikë me këtë akt të rëndë, por dhe për të sulmuar e akuzuar opozitën dhe marrë atributet e prokurorisë.

‘Vesi del me shpirtin! Goditet me tritol linja e transmetimit 400 KW në Laç dhe pas 30 vjetësh kapituj sherresh e rrëmujash të nxitura nga e njëjta dorë, dihet kush u bie shtyllave nga tërbimi i dëshpërimit!

E keni kot, hidhuni përpjetë sa të doni, këtë vend mbrapa dot s’e ktheni’, por nuk thotë asnjë gjë se nga e ka marrë informacioni për këtë ngjarje kriminale dhe ku i mbështet aludimet e saja.