Panucci e përjashtoi për dy ndeshjet e Kombëtares, Strakosha i përgjigjet në këtë formë

Thomas Strakosha ka humbur dy ndeshjet me Turqinë dhe me Andorrën, pasi nuk ka mundur të udhëtojë dot drejt Shqipërisë brenda pasdites së djeshme.

Si pasojë e këtij fakti, gardiani kuqezi është përjashtuar nga trajneri Christian Panucci, i cili nuk lëshon pe, për sa i përket disiplinës.

Ditën e sotme, 23-vjeçari ka postuar një foto në “Instastory” me fanellën e Kombëtares, teksa në sfond kishte vendosur këngën e Eminemit “Till i Collapse” (Deri sa të rrëzohem).