VIDEO/ Derbi i Milanos, tifozët shqiptarë mesazh për Erion Braçen

Mbrëmjen e djeshme u luajt derbi i Madoninës, ku Interi fitoi me rezultatin 3-2 ndaj Milanit, shkruan Syri.net.

Si zakonisht, derbi i Milanos ngjall interesim të madh edhe të sportdashësit shqiptarë, pasi të dy ekipet kanë tifozë të shumtë në vendin tonë.

Dje në “San Siro” ka qenë një grup tifozësh shqiptarë, ku në tribunën ku ndodhen mbështetësit e Milanit kanë postuar edhe një video.

Mesa duket ata janë tallur me zëvendëskryeministrin, ku dëgjohen qartë thirrjet: “Erion Braçe bibi**shi”.

Në fakt, në stadiumet shqiptare talljet ndaj Braçes janë bërë të shpeshta, sidomos nga tifozët e Tiranës, ndërsa tashmë ndodh edhe në “San Siro”, siç mund ta ndiqni në videon e mëposhtme.