FOTO/ ’Kahraman’ thyen heshtjen dhe flet për divorcin

Aktori turk i njohur me rolin e ‘Kahraman’ në serialin ‘Një pjesë e imja' ,Ozcan Deniz vitin e kaluar i dha fund beqarisë duke u martuar me partneren e tij 20 vite më të re.

Çifit u bënë prindër të një djali të cilit ja vëndosen emrin Kuzey.

Por muaj më parë mediat turke shkruajtën se Ozcan dhe Feyza Aktan po divorcohen dhe arsyeja ishte harxhimi i parave nga kjo e fundit.

Thuhej se Feyza ka harxhuar shumë para prandaj Ozcan i ka mbyllur llogaritë bankare dhe i ka marrë kartat e kreditit.

Por ditën e djeshme me anë të një postimi në Instagram Ozcan ka thyer heshtjen. 

Me një foto ku çifti shihet teksa ironizojnë mediat me gjuhën e nxjerrur jashtë aktori ka shkruar:

'A është mjaft e qartë’ duke treguar se jo vetëm që nuk do të ndahen por çifti po jetojnë sërish momente të lumtura.