Thanë se është e dashura e Donald Veshaj, ja çfarë thotë Bora Zemani për lidhjen

Është folur gjatë në media kohët e fundit  për moderatorën Bora Zemani e cila kjo e fundit e divorcuar nga Vin Veli, ka lënë gjithçka pas krahëve dhe ka nisur një romancë të re dashurie me aktorin e humorit Donald Veshaj. 

U tha se ato janë njohur në ambjentet e Tv Klan-it dhe që atëhere janë parë shpesh në shoqërinë e njëri tjetrit.

Ditën e djeshme moderatorja ishte e ftuar në emsionin e ‘E diell’ ku i është përgjigjur pyetjeve të gazetarit Ervin Kurtit.

Moderatorja ka folur dhe për jetën private të saj.

E pyetur nga gazetari se më kë fle pas orës 12, Bora i është përgjigjur:

‘Pas orës 12 të natës unë fle me Arbnorin pasi është ende i vogël’.

Mirëpo Ervin Kurti ka filluar ta ngacmoj sërish Borën në lidhje me marrëdhënien e saj të re.

’Cili është destinacioni i pushimeve të  këtij viti Dhërmiu apo Vlora? Duke ditur që Donaldi është më origjinë nga qyteti bregdetar Vlora.

‘Pushimet do ti bëj sa andej- këtej por edhe në Vlorë nuk mungoj se kam origjinën andej’ u përgjigj Bora.

”Eja po deshe ti bëjmë pushimet bashkë’ i tha ajo Ervinit, por ky i fundit tha se ‘e dha përgjigjen në Vlorë’ duke nënkuptuar se në këtë mënyrë pranoi lidhjen me aktorin.