'Sulltani Abdylhamid' flet për shqiptarët dhe 'i paralajmëron' për këtë gjë

"Kryeqyteti Abdylhamid" është kthyer në një prej serialeve më të ndjekur për publikun turk dhe atë shqiptar.

Rolin kryesor të Sulltanit Abdylhamid e luan aktori Bulent Inal i cili së fundmi në një intervistë për jo vetëm modë ka folur për Shqipërinë duke u shprehur se do të vijë së shpejti.

"Do të vij së shpejti në Shqipëri. I përshëndes dhe i dua shumë të gjithë shqiptarët. Ndihem vërtet shumë mirë. Jam shumë i gëzuar që seriali ynë transmetohet edhe në Shqipëri. Jam vërtet kureshtar të di më shumë mbi vendin tuaj. Sapo të gjej mundësi do të vij bashkë me familjen time", u shpreh aktori.