VIDEO/ Tension në derbi, lojtarët e Milanit sherr me njëri-tjetrin

Momente tensioni u regjistruan në derbin mes Milanit dhe Interit.

Në minutën e 69-të, pas zëvendësimit nga trajneri Gatuzo, mesfushori kuqezi Frank Keisi nuk është përmbajtur duke u kapur me shokun e skuadrës Lukas Bilia, i cili ndodhej në stol.

Duhej ndërhyrja e stafit teknik për të qetësuar situatën, me Keisin që shkon në dhomat e zhveshjes.