VIDEO/ Derbi i çmendur, shënohen 4 gola në pjesën e dytë. Ja si ndryshon rezultati
Milani dhe Interi po luajnë në “San Siro” derbin e Madoninës, njofton Syri.net.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-0 të zikaltërve, të cilët vazhdojnë të luajnë mjaft mirë edhe në të dytën.
Në të 52’ pas një goditje këndi, De Vrij me kokë shënon golin e dytë për Interin.
Mirëpo kuqezinjtë nuk dorëzohen. Bakayoko në minutën e 57-të shënon golin e parë për Milanin, duke shkurtuar diferencën, 2-1.
Pas këtij momenti realizohen edhe dy gola të tjerë. Interi me penallti e çon në 3-1 rezultatin (shënon Lautaro Martinez), por kuqezinjtë sërish shkurtojnë diferencën në 3-2 me Musakion.