VIDEO/ Milani rihap derbin, ‘nisin drithërimat tek Interi
Milani dhe Interi po luajnë në “San Siro” derbin e Madoninës, njofton Syri.net.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-0 të zikaltërve, të cilët vazhdojnë të luajnë mjaft mirë edhe në të dytën.
Në të 52’ pas një goditje këndi, De Vrij me kokë shënon golin e dytë për Interin.
Mirëpo kuqezinjtë nuk dorëzohen. Bakayoko në minutën e 57-të shënon golin e parë për Milanin, duke shkurtuar diferencën, 2-1.