Drejtësi për Arditin', qytetarët i prishin 'festën' Veliajt

Gjatë festimeve të sotme në Tiranë, ku administrata shtetërore dhe mësues të shkollave të kryeqytetit u detyruan të dalin rrugëve dhe shesheve, një hrup qytetarësh nuk kanë harruar të kujtojnë Ardit Gjoklajn, 17-vjeçarin që humbi jetën tragjikisht në landfillin e Sharrës.

Përmes dronit ata kanë shpalosur në qiellin e Tiranës foton e tij, duke bërë edhe një tjetër apel për drejtësi ndaj ngjarjes së rëndë.

Mëngjesin e datës 7 gusht 2016, trupi i të miturit Ardit Gjoklaj, u gjet i pajetë poshtë një grumbulli mbeturinash, në landfillin e Sharrës. Ai ishte shpërfytyruar për shkak të goditjes nga një mjet i rëndë.

Prej mëse një muaji, 17-vjeçari punonte në vend-grumbullimin e mbetjeve urbane, i joshur nga deklaratat publike të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili premtonte kushte optimale në këtë landfill.