Betonieret në varg nga Qendra deri të 21-shi! Mbillet një fidan e dalin 30 kronika tv kurse për betonieret ...

Një varg i gjatë betonieresh, ka pushtuar rrugën e Kavajës këtë mbrëmje, në të njëjtën kohë që në Tiranë, Bashkia propagandoi me pompozitet festimet e shtyra të Ditës së Verës.

Çuditërisht, mediat nuk kanë dhënë asnjë fragment nga ky varg betonieresh, që fillon te Sheshi Skënderbej e mbaron te kryqëzimi i 21 Dhjetorit.

Rasti ësht6ë denoncuar nga antari i kryesisë së PD Jamarbër Malltezi, i cili kujton me ironi që për një fidan të mbjellë dalin 30 kronika televizive, por askush nuk flet qoftë dhe për një betoniere të vetme.

Ja postimi i plotë i Malltezit

Gezuar Naten e Veres! Se c’eshte nje qerrata (largqofte mashtrues) qe po mbjell pyll neper Tirane thote dhe i fillojne betonieret tek Sheshi Skenderbej e i mbarojne tek 21-shi. Te gjithe kete perpjekje per ju o popull qe do e kerkoni... 
(1 fidan e nxjerr ne 30 pamje ne 20 televizione por asnje TV nuk tregon dot nje betoniere ne ndonje nga 200 lejet e atij qe premtoi 0 leje ndertimi).