Vasili krahason protestën në Tiranë me atë në Paris/ Dy FOTO për të blerët e pushtetit të Ramës

Pas protestës së djeshme të opozitës, një ndër më të mëdhatë në historinë e pluralizmit në vend dhe pas akuzave mes palëve politike për dhunë, ka ardhur edhe reagimi i nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili.

Ky i fundit përmes publikimit të dy fotove, një nga protesta e djeshme në Tiranë dhen një nga protesta në Paris ku u dogj dhe u shkatërrua çdo gjë, akuzon ata që siç i quan ai “që urrejnë të vërtetën”.

Postimi i Petrit Vasilit:

Dy foto për të gjithë ata që urrejnë të vërtetën.
Dy foto për të gjithë ata që pacipësisht predikojnë standarte.
Dy foto për të gjithë të kastruarit dhe të blerët e Ramokraturës.