FOTO/ Skandali i policisë, mban në burg protestuesin e sëmurë

Policia ka arrestuar dje pas protestës të riun Qamil Gjolleshaj.

Ai është një 23 vjeçar që si mijëra të rinj, ishte në protestën e madhe të opozitës.

Por 23-vjeçari ka një të veçantë.

Ai është i ekzaminuar dhe kurohet për autizëm, por policia nuk ka dashur t’ia dijë për gjendjen e veçantë të protestuesit.

Pavarësisht se prindërit dhe avokati i kanë treguar dosjen e tij mjekësore drejtuesve të Policisë tek Drejtoria e Tiranës, 23 vjeçari autik është mbajtur në qeli pa asnjë kujdes shëndetësor dhe në gjendje të papërshtatshme.

Për këtë sjellje antinjerëzore të Policisë së Shtetit është informuar qe mbrëmë edhe Avokati i Popullit.