FOTO/ NASA 'ndërton' një imazh mahnitës nga Marsi

Përpara se qarqet e saj të fikeshin plotësisht si pasojë e një stuhie rëre në Mars, sonda Opportunity bëri disa fotografi mahnitëse të planetit të Kuq duke i lënë ato si trashëgimi për mbarë brezat e njerëzimit.

Imazhi paraqet një përfundim të mprehtë për misionin e sondës; një panoramë të hollësishme që kombinon gjurmët më të fundit të udhëtimit të saj maratonë me një pamje të rërës mahnitëse nga Planeti i Kuq.

Opportunity as që u mendua se do të mund të rezistonte aq gjatë në hapësirë. Sonda ishte planifikuar për të qëndruar 90 ditë në hapësirë por qëndroi për 15 vite dhe shkrepi vazhdimisht imazhe nga Marsi si të ishte një turist në pension.

Imazhi prej 360 gradësh është marrë nga vendi i pushimit përfundimtar të sondës në maj të vitit të kaluar.

Në 29 ditë, Opportunity shkrepi një seri prej 354 fotografish individuale përpara se t'i dërgonte ato tek NASA e cila i vendosi së bashku.

Ndërsa shumica e tyre ofrojnë një pamje të gjallë të peizazhit, disa blloqe të zeza dhe të bardha në qoshe u fotografuan nga sonda me një imazh të dobët.

"Kjo panoramë e fundit mishëron atë që e bëri Opportunity një misioner të shquar të eksplorimit dhe zbulimit", thotë John Callas nga Laboratori Jet Propulsioni i NASA-s në Pasadena të Kalifornisë.

Pa dyshim, një ditë një udhëtar hapësinor i ardhshëm i llojit njerëzor ose robotik do të takohet me sondën e fikur dhe ndoshta do të gjejë edhe një mënyrë për ta bërë atë përsëri funksionale.

Deri atëherë, fotografia do të mblidhet në histori bashkë me fotografi të tjera të njohura të eksplorimit të hapësirës, duke shërbyer si ‘sytë tanë’ në një botë tjetër.

Marrë nga: sciencealert.com- Përgatiti F.H, SYRI.net