Bojatiset edhe Erion Veliaj

Pas Edi Ramës ka qenë radha e Erion Veliajt që të bojatiset.

Kanë qenë të rinjtë e Forumit Rinor të PD-së ata që ia kanë bërë surprizën kryebashkiakut që ndërroi edhe ditën e festimeve të Ditës së Verës.

Veliaj ka qenë duke u futur në Bashki kur të rinjtë e kanë bojatisur.

Menjëherë pas ngjarjes policia ka identifikuar dhe shoqëruar dy personat, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet me dije.

Edhe sot, një ditë pas protestës së opozitës të rinjtë FRPD-së dhe LRI-së kanë protestuar kundër qeverisë së Edi Ramës për shkak të hedhjes së gazit lotësjellës në protestën e djeshme.