Formula 1/ Bottas trumfon, Ferrari shumë larg

Në Formula1 u zhvillua gara e parë, ajo e çmimit të madh të Australisë.

Ishte Valtery Bottas ai i cili triumfoi në garë e sotme. Edhe pse e nisi garën nga pozita e dytë pas Hamilton, Bottas arriti që të tejkalonte shokun e skuadrës tek Mercedes.

Hamilton dhe Max Verstappen zhvilluan një garë të ashpër për pozitën e dytë, e cila në fund i takoi anëtarit të Mercedes.

Valtteri Bottas regjistroi fitoren e tij të parë në një garë, që nga viti 2017 në Abu Dhabi. 

Shikoni rënditjen e plotë: