Vrasja te liqeni/ Zbardhen detaje të reja

Një krim i rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme tek Liqeni Artificial i Tiranës.

Haxhi Baxhinovski u qëlluar me disa plumba ndërsa ishte duke vrapuar së bashku me djalin e tij.

Por sot janë mësuar edhe detaje të reja.

Sipas të dhënave nga policia, krimi ka lidhje me një borxh të vjetër i pashlyer nga viktima.

Ky fakt ka sjellë përplasje të shpeshta me autorin e krimit.

Ka qenë djali i viktimës ai që e ka njohur menjëherë autorin e krimit, duke dëshmuar për policinë.

Autori i krimit dhe një person tjetër që e ka ndihmuar janë shpallur në kërkim.