Plagosje me armë në mesnatë

Një person ka mbetur i plagosur gjatë natës në Korçë.

Sipas të dhënave të para ngjarja ka ndodhur rreth orës 2:00 të natës, ku një 27-vjeçar me inicialet R. M., ka mbërritur në Spitalin e Korçës i plagosur në këmbë me armë zjarri.

Policia është njoftuar për ngjarjen dhe ka nisur menjëherë hetimet.

Në lidhje me këtë ngjarje tani janë shoqëruar 6 persona.

Dyshohet se i riu është plagosur pas një konflikti të çastit. Policia vijon veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjes.