VIDEO/ Minuta e 89’, Aguero shënon dhe kualifikon Manchester Cityn

Manchester City është kualifikuar në gjysmëfinale të FA Cup.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ka bërë përmbysjen e madhe ndaj Swanseas duke e mposhtur me rezultatin 3-2.

Në minutën e 89’ ishte Sergio Aguero ai i cili shënoi golin e fitores për “qyetarët” që vuajtën ndaj skuadrës modeste që mban vendin e 15-të në ‘Championship’.

Kujtojmë që golin e dytë për vendasit e shënoi “ylli” i Kosovës, Bersant Celina.