Vrasja te Liqeni, identifikohen autorët, ja si e qëlluan viktimën te trau i shkollës duke berë vrap

Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja te Liqeni e ndodhur pak minuta më parë. Autorët e dyshuar të vrasjes janë I. M dhe I. H.

Sipas burimeve të syri.net, ai është qëlluar ndërsa bënte vrap nga dy persona të maskuar pranë traut të një shkolle private në Liqenin e Tiranës.

Viktima po vraponte me të birin e mitur kur është qëlluar nga dy personat të cilët janë identifikuar në kohë reale.