Shikoni se si Policia bombardoi fëmijët me granata

Agresiviteti më të cilin Policia e Shtetit sulmoi sot qytetarët gjatë protestës së opozitës në hyrje të Kuvendit, mund të ilustrohet fare mirë me këtë foto ku një fëmijë mban në dorë një nga granatat gaz lotësjellëse të hedhura nga Policia,

Janë imazhe që nuk duan shumë koment.

Por ajo që i bën edhe më të forta këto pamje, janë granatat e mbetura në tokë pas sulmit të Policisë  që rrethojnë këtë fëmijë, që tregojnë në realitet ashpërsinë me të cilën janë sulmuar protestuesit.

Siç shikohet edhe në foto me rreth të kuq, janë të paktën pesë granata në tokë, ndërsa njerën prej tyre e mban ky fëmijë që në njërën dorë i është dashur të bllokojë hundët nga gazi i fortë helmues.