Qytetari kryqëzon Ramën: Ikën sa herë ka protesta/ Rama: Hajde karajfil hajde

Teksa Tirana ziente nga protestat, kryeministri Edi Rama, që ndodhej në Berat në kuadër të turit “Bashkia që duam”, ka replikuar me ndjekësit e tij përmes rrjeteve sociale,

Një prej tyre kritikon qëndrimin e tij për t’u larguar nga Tirana sa herë opozita proteston.

“Një burrë shteti duhet të rri në fronin e tij,  tregon që s’je njeriu duhur”, është përgjigja e Ramës.

Ja disa prej replikave:

Komentuesi: Nje burre shteti duhet te rri ne fronin e tij,kjo tregon qe sje njeriu duhur.

Edi Rama: Sot nuk jetojme ne kohen e froneve po ne kohen e punes me njerezit e mes njerezve, po jam sjam une njeriu i duhur kete fatmiresisht se ke ne dore ti ta vendosesh 

Komentuesi: bravo cdo protest e man fjalen rama ik ne vlor ne itali ne berat puna me ik

Edi Rama: hahaha o zot cfare karajfili, po pse do le punen e zakonshme ne terren une per dite te shtune dhe te rri ne zyre pa pune, per ata qe s’kane pune tjeter, e mblidhen para zyres time?  Hajde mendje hajde, tamam karajfil kur thote populli

Komentuesi: Ky eshte Njeriu inicijatori i percarjes se kosoves bashk me baton spiunin dhe genc beberonin

Edi Rama: eh, kur lexon keto broqkulla te kujtohet ajo fjala cdo pyll ka derrat e vet, cdo vend ka veshegjatet e vet ...