Aksident i rëndë, vdesin 3 të rinj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Duhël.

Tre persona kanë humbur jetën sot në aksident të rëndë. Viktimat janë prej moshës 20 deri 23 vjeç.

Në këtë aksident janë përfshirë një makinë e tipit Golf 6 dhe dy kamiona.

Tre personat që mbetën të vdekur janë S.T viti i lindjes 1996, L.R viti i lindjes 1998, V.H viti i lindjes 1999.

 “Mund të konfirmoj si aksident në Duhël, ku dyshohet se kanë humbur jetën tre persona”, tha policia.

Në vendin e ngjarjes ka dalur policia, emergjenca dhe prokuroria. Ndërsa, kryetari i Suharekës Bali Muharremaj ka ngushëlluar familjet dhe ka thënë se viktimat janë dy nga Prishtina dhe një nga Lipjani.