VIDEO/ Protestuesit alarmojnë policinë, pranë ministrisë së brendshme mbërrin FNSH-ja

Ndërsa prej më shumë se 1 orë vijon lëvizja e protestuesve në qendër të Tiranës, policia ndodhet ka shpërndarë pjesëtarët e saj në mënyrë që ti paraprijë çdo të papriture.

Në momentin kur protestuesit, me kryetarin e PD Lulzim Basha në krye, po marshonin para Ministrisë se Brendshme kanë mbërritur pranë institucionit përforcime nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Por protesta dhe marshimi i qytetarëve ka vijuar e qetë dhe pa incidente.