Washington Post jehonë protestës/ Mijëra shqiptarë kërkojnë dorëheqjen e qeverisë

Mediat e huaja po i bëjnë jehonë në kohë reale protestës së opozitës në Tiranë. Pas Zërit të Amerikës, rradha është e prestigjiozes tjetër amerikane “Washington Post”.

“Mbështetësit e opozitës shqiptare po mbajnë një protestë kundër qeverisë për të cilën akuzojnë se eshte e korruptuar dhe e lidhur me krimin e organizuar”, shkruan një ndër gazetat më të mëdha në SHBA.

“Mijëra mbështetës të opozitës së qendrës së djathtë, të udhëhequr nga Partia Demokratike, u mblodhën të shtunën para zyrës së kryeministrit socialist Edi Rama për të kërkuar dorëheqjen e tij”, thuhet ndër të tjera në shkrim.

Me tej, Washington Post shton se, “Opozita, deputetet e se ciles kanë hequr dorë nga vendet e tyre në parlament, refuzojne të dialogojnë me Ramën, duke kërkuar një kabinet tranzitor pa atë për të përgatitur zgjedhje të parakohshme”.

Protesta e opozitës nisi rreth orës 11:00, por nuk dihet ende se kur do të përfundojë.