E pabesueshme, Lorik Cana 'refuzon' Shqipërinë

Shpesh është menduar Lorik Cana në drejtimin e kombëtares shqiptare por vetë legjenda nuk e mendon një gjë të tillë.

I pyetur nga francezia prestigjoze “Le Parisien”, nëse në një të ardhme e sheh veten në stolin e përfaqësueses kuqezi, Lorik Cana ka prerë shkurt dhe qartazi: Shumë njerëz në Shqipëri më imagjinojnë në këtë post. Por nuk më tërheq më edhe aq shumë. Unë duhet të dëgjoj zemrën time dhe t’i përgjigjem dëshirave që kam”, – tha Lorik Cana.

I pyetur rreth të ardhmes së tij se ku mund ta shohim Lorikun, ai ka theksuar se: “Nuk mund të parashikosh kurrë të ardhmen, por sot për sot, unë e shoh veten më shumë të orientuar drejt një karriere prej drejtuesi”.