Kryemadhi: Çdo ditë e Ramës në pushtet, ditë e zezë për vendin

Ashtu siç kishte paralajmëruar, opozita e bashkuar po zhvillon protestën para godinës së Kryeministrisë. Protesta e nisur në orën 11:00 është e dyta pas protestës së 16 shkurtit para kryeministrisë, ku nuk munguan incidentet.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është shprehur se sot hapet etapë e re.

“Çdo ditë që Rama qëndron në pushtet është ditë e zezë. Shqiptarët po kuptojë se e keqja më e madhe është përfaqësuesi i krimit. Janë qytetaret që vendosin se sa do të zgjasë protesta. Ish deputetët e opozitës janë qytetar dhe ne sot jemi qytetarë të thjeshtë. Ne jemi përfaqësues të atyre njerëzve që duan taksa më të ulëta, duan shëndetësi me standarde evropiane. Sot nis një etapë e re”, tha Kryemadhi.