Banorët e Unazës së Re thirrje policëve: Hiqni kapelet, bashkohuni me ne
Siç ka ndodhur edhe në protestat e mëparshme, edhe në protestën e sotme, banorët e Unazës së Re kanë qenë më dinamikët.
Të bashkuar ata marshuan drejt kryeministrisë, ku hodhen edhe thirrje të ndryshme kundër qeverisë.
“Rama ik. Sot e kanë në dorë qytetarët”, u shprehën ata për mikrofonin e Syri.net.
Ndërsa nuk kanë munguar as thirrjet drejtuar Policisë së Shtetit.
“Hiqini kapelet e bashkohuni me”, ishin thirrjet e banorëve të Astirit adresuar forcave të rendit që ndodhen pranë Kryeministrisë.