Tirana ul qepenat dhe derdhet në shesh

Pak minuta para nisjes zyrtare së protestës së opozitës, ka ardhur edhe reagimi ish kryeministrit Sali Berisha.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se, e gjithë Shqipëria ka dalë në rrugë kundër qeverisë.

“Tirana sot si kurrë ndonjëherë më parë ul qepenat dhe derdhet ne shesh”, shkruan Berisha.

Protesta nis në ora 11:00 dhe sipas njoftimeve nga opozita, pritet të zgjasë disa orë.