Barça përgatit fanellën e re, nuk do ta përdorë kurrë në Bernabeu

Barcelona ka vendosur që në sezonin e ri të prodhojë edhe fanellën e katërt, e cila do të përdorët vetëm në ndeshje të veçanta.

Gazeta Sport zbulon se katalanët nga sezoni i ardhshëm do të kenë katër fanella në dispozicion.

Fanella e katërt e Barcelonës, do të jetë e dizajnuar nga flamuri i Katalonisë.

Edhe pse nga renditja do të jetë fanella e katërt, kjo fanellë do të përdoret në ndeshjet e mëdha të Barcelonës, përveç atyre në Bernabeu kundër Real Madridit sipas gazetës.

Barcelona në Bernabeu do të paraqitet me ngjyrat tradicionale, dhe fanella e katërt nuk do të vishet për arsye komerciale.