VIDEO/ Për këtë e hoqe Bushatin o Edi Rama?! Gent Cakaj ‘shënon’ sërish

Askush nuk do te ishte habitur me të nëse Edi Rama nuk do ta kishte shitur si të gjithë diturin ndër shqiptarë, si ministër që madje ky popull se meritonte, por ja që ai ishte treguar aq zemërgjerë sa ta bënte të mundur këtë.

Por Gent Cakaj nuk vonoi shume të tregonte se ai nuk ishte veçse zyrtari i radhës mediokër që Edi Rama ka mbushur administratën e shtetit veç që ai të shkëlqejë me leksikun e ‘nxënësit të Konicës e Nolit’.

Edhe gazetari më ultras i Rilindjes bën shumë vështirë që ta marrë seriozisht Gentin e Ramës, imagjino sesa vështirësi bëjnë ata që i duhet ta trajtojnë Cakajn edhe si homolog.

Dalja e radhës e Gent Cakajt sot në krah të Ministrit të Jashtëm çek shënoi edhe gafën e radhës të një çilidiplomati që në tentativë për të oratoruar si ministër, këput mufka.

I pyetur me porosi nga ndonjë gazetar i çuar me zor në konferencë sot ndër të tjera Gent Cakaj artikuloi termin ‘komuniteti pro europian’ për të përshkruar ‘popullin shqiptar’.

O tempora o mores, o Gent Cakaj.

Populli shqiptar nuk është komunitet, por është komb. Dhe mesa duket në njeriu që vetëm flet dhe nuk mendon, nuk ia ka haberin. Dhe Gent Cakaj duket se premton shumë që të jetë kandidati kryesor i memeve në Facebook në radhë për nga Rilindasit.

Ditmir Bushati nuk qe ndonjë ministër për të cilin shqiptarët mbetën batall, por kur shikon Gent Cakajn që shkumëzon në injorancë lind vetvetiu pyetja rënkuese për Edi Ramën.

Për këtë e hoqe Ditmir Bushatin o Edi Rama?!...