Paloka tregon burracakërinë e Ramës, si më shau dhe ia mbathi me biçikletë

Edi Paloka i është kthyer edhe njëherë te “Zonë e Lirë” e Arian Çanit, historisë së tij së përplasjes me kryeministrin Rama në Parlament, ku i hodhi këtij të fundit në fytyrë një shiringë me bojë.

Për të ilustruar burracakërinë e Ramës, Paloka iu kthye përplasjes së parë me Edi Ramën që daton 26 vite më parë, kur ky i fundit e kishte sharë nëpër dhëmbë dhe më pas ia kishte mbathur me biçikletë sapo Paloka i ishte kthyer

'I vetmi kontakt ka qenë kur kam qenë gazetar i Rilindjes në vitin 1993.

Po dilja me Fevziun, Po hipnim me makinë. Ishim të Pallati i Kongreseve. Rama ishte me një biçikletë 28-she dhe ky se ç’tha diçka fyese për mua.

E tha më zë të ulët. Fevziu më shtyu dhe unë nuk ragova.

Ky siç është burracak e ngriti më shumë zërin sepse kujtoi se nuk e dëgjova.

Dhe kur unë iu ktheva, nuk isha më aq shumë i qetë sa në fillim. Fevziu e kuptoi dhe i bërtiti Ramës, 'Ik Edi'.

Ky mori biçikletën dhe ia mbathi', -rrëfeu Paloka