Gjendet varr masiv me 300 trupa nga lufta, ja vendi

Viktimat e shumta në Siri janë varrosur në vende të ndryshme të cilat nuk dihen të gjitha.

Një varr masiv me eshtrat e 300 njerëzve është zbuluar në orët e fundit në Raqqa, në veri të Sirisë, një vend që për tre vjet, nga 2014 në 2017, është kontrolluar nga ISIS.

Lajmin e bëjnë të ditur burime të mbrojtjes civile lokale, së bashku me Observatorin Kombëtar për të drejtat e njeriut në Siri.

Prej muajsh organizmat lokalë filluar të hetonin për të gjetur varre masive në Raqqa, mes Alepo dhe kufirit irakian. Në javët e kaluara janë gjetur të tjera varre me eshtrat e mijëra viktimave.