Napoli përballë Arsenalit, Ancelotti: Sfidë interesante

Napoli nuk pati fat në shortin e çerekfinaleve të Europa League. Për të kaltrit shortit rezervoi një sfidë mjaft të vështirë kundër Arsenalit.

Në lidhje me shortin ka folur shkurt trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti, në rrjetet sociale.

"Një sfidë e vështirë, por shumë interesante për ne, për klubin dhe për tifozët tanë".