Nga Fushë Kruja për në Tiranë me kanabis, arrestohen 4 persona

Katër persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës.

Atyre iu gjet në makinë 2 kg kanabis. Peronat që ndodheshin në makinë u shoqëruan në drejtorinë e Policisë.

Të shoqëruarit ndodheshin në makinën tip Benz e cila u ndoq dhe u ndalua nga polica. Makina po udhëtonte nga Fushë-Kruja për në Tiranë.