Bie zjarr në shkollën e mesme, ja dyshimet e para

Një zjarr i fuqishëm ka rënë pasditen e sotmë në një shkollë të mesme.

Ngjaraje e rëndë ndodhi në Ishull Lezhë. Zjarri fillimisht ka rënë në një zonë me shkurre dhë barishte pastaj është masivizuar duke përfshirë edhe shkollën e mesme në Ishull Lezhë.

Përveç shkollës zjarri dëmtoi edhe disa shtylla të tensionit të lartë elektrik.

Zjarrfikësja ka shkuar në vend ngjarje dhe po shuan zjarrin e rënë.

Dyshimet e para janë  se zjarri mund të jetë i qëllimshëm, por ende nuk ka version zyrtar për këtë. Nga flakët janë rrezikuar disa shtëpi e biznese, por fatmirësisht nuk ka pasoja në jetë njerëzish.