VIDEO/ Rama nuk gjen rehat, edhe në Berat e presin me protesta

Nuk ka rehat për Edi Ramën. Në çdo dalje të tij jashtë Tiranës ai pritet me protesta.

Në kuadër të turit ‘Bashkia që duam’  kryeministri Edi Rama do të vizitojë sot qytetin e Beratit.

Si në çdo qytet tjetër edhe banorët e Beratit të mbështetur nga Dega e PD-së së  këtij qyteti janë duke protestuar.

Aktualisht banorët ndodhen në lagjen “Kombinat” , lagje kjo e cila ndodhet në pjesën hyrëse të qytetit, me pankarta dhe thirrje “Rama dorezohu”, ” Rama ik,” . Protesta është e udhëhequr nga drejtues të PD-së së qytetit të Beratit.

Në video shihen gjithashtu dhe forca policie të angazhuar për të ruajtur qetësinë.

Ndërkohë që kreu i qeverisë pritet të zhvillojë një takim rreth orës 14:30 në qendër të qytetit.